Home Euro 2020 Kristiano Ron...

Kristiano Ronaldo vendosi një tjetër rekord, i vetmi që ka luajtur në 5 kampionate europian

12
0

Cristiano Ronaldo në duelin që po luan ndaj Hungarisë, është berë lojtari i parë që ka luajtur në pesë Kampionate Evropiane. Sulmuesi i Juventusit ka përfaqësuar vendin e tij në çdo Europian që kur Portugalia organizoi turneun në vitin 2004, 17 vjet më parë.

Ish-sulmuesi i Manchester United dhe Real Madridit e nisi rrugëtimin në këtë kompeticion në vitin 2004, por shpresat për ta ngritur trofeunë në vendlindje u shuan në finale, pasi Portugalia u shtang nga Greqia.

Në vitin 2012, Ronaldo ishte frymëzues i Portugalisë deri në gjysmëfinale, ku u eliminua nga Spanja pas goditjes së 11-metërshave (4-2), me Ronaldon që nuk iu dha mundësia ta ezkekutonte penalltinë në serinë e pestë.

Suksesi i shumëpritur erdhi në “Francë 2016”, ku Portugalia shkoi deri në finale dhe mundi vendin organizator më në Paris. Ronaldo u detyrua të dilte nga loja i dëmtuar, por me pasion e udhëzoi ekipin e tij pranë vijës anësore, derisa Eder shënoi në kohën shtesë golin e fitores, që i dha trofenë Portugalisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit