Home Aktualitet Rriten pagat ...

Rriten pagat për punonjësit e OSHEE, Balluku: Do të aplikohet për herë të parë edhe vjetërsia në punë

79
0

Hyn në fuqi që nga ky muaj, sistemi i ri i pagave për punonjësit e OSHEE-së, që sjell një rritje të konsiderueshme pagash veçanërisht për elektricistët e terrenit, e ndërkohë OSHEE ka hapur thirrjen për 300 elektriçistë të rinj.

Ndërkohë z.kryeministrja Belinda Balluku dhe njëherazi ministr e Energjitikës dhe Infrastrukturës u ndal te paga e ekektricistëve ku ka thënë se paga e tyre tashmë do të shkojë në 70 mijë lekë. Sakaq për herë të parë tha ajo do të aplikohet dhe vjetërsia në punë.

“Po futemi në një fazë të re, të rëndësishme që ka të bëjë me investime të qënësishme ne fushën e shpërndarjes së energjisë elektike.

Do i referohemi pagës së elektricistit që ka qenë meraku im kryesor, paga shkon në 70 mijë lekë, një ndryshim me 29%. Do të aplikohet për herë të parë edhe vjetërsia në punë.

Tani kemi 270 aplikime. Është e rëndësishme që këtyre djemve dhe vajzave tu jepet mbështetje maksimale”- u shpreh Balluku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0

Lajmet e Fundit

Te Fundit

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0