Home Aktualitet Rritja e çmim...

Rritja e çmimeve! Qytetarët ankohen për zarzavatet, mishin dhe bulmetin

9
0

Mbi 1 mijë e 700 (1.740) qytetarë u ankuan në muajin gusht pranë Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit për çmimet e lartë dhe të papërballueshme për ta.

“Për muajin gusht janë 1741 ankesa të ardhura nëpërmjet telefonit, rrjeteve sociale, ankesave me shkrim, kontakteve në bashki. Dhe pjesa më e madhe raportohet nga zona e turizmit, kryesisht Shiroka, Velipoja, Shëngjini, Vlora, Fieri etj. Kujtuam se nuk do spekulohej, por krahasuar me 2022 shifrat tregojnë për një përmirësim, por abuzim qëndron”, tha Hasan Stafa, nga zyra për mbrojtjen e konsumatorit.

Sipas Institutit të Statistikave Zarzavatet dhe patatet po blihen 20.8% më shtrenjtë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke qenë sot kategoria më e shtrenjtë e ushqimeve.

“Po të krahasojmë shtatorin e vitit 2022 me shtatorin 2023 janë 46% të rritura më shumë frutat dhe perimet. Deri në 350 lekë 1 Kg spinaq apo molla 120 lekë pa llogaritur frutat e perimet e tjera. Rreth 58% e qytetarëve bëjnë pjesë në kategorinë vulnerabël, kategoria sociale, por dhe pensionistët. Dhe pjesa më e madhe vijnë rreth 745 e ankesave vijnë nga kjo kategori”, shtoi Stafa.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit