Rruga e Dukagjinit, Benet Beci: Do e kthejë zonën një pol të rëndësishëm për zhvillimin e turizimit
Rruga e Dukagjinit, një nga segmentet më të vështira infrastrukturore në bashkinë Shkodër po merr formë çdo ditë e më tepër.
Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në këtë zonë, duke u takuar me drejtues të firmës që po kryejnë punimet por edhe punonjësit të cilët i konsideron si heronj të këtij investimi që po kryhet.
“Edhe pse një nga investimet më të vështira infrastrukturore, puna për rrugën e Dukagjinit vijon me përkushtimin e punonjësve dhe mbështetjen e madhe të komunitetit”, shkruan Beci në një postim në Facebook.