Rruga si kontrollohet informacioni nga propaganda qeveritare

Në mbledhjen e parë, Këshilli i Ministrave të qeverisë ”Rama 3” miratoi vendimin për Agjencisë për Median dhe Informimin, e cila do të përpunojë gjithë aktiviteti qeveritar, e më pas do e shpërndajë për median.

“Në fakt është një mjet komunikimi që e ka sjellë koha dhe është pa ndërmjetës. Pra pa ndërmjetësinë tuaj që në përgjithësi, më vjen keq ta them, si katund në Tiranë, ndërmjetësoni të tretët. Nuk e kam për ju, por e kam në përgjithësi”. Kështu e argumentonte krijimin e televizionit ERTV, kryeministri Rama, pak ditë pas krijimit të saj në mars të vitit 2017.

Qeveria nisi ta shfrytëzojë këtë kanal online për të bërë edhe intervista me ministrat. Përballë nuk kishin një gazetar, por dikë nga zyra e shtypit që bënte pyetje të parapërgatitura. Centralizimi i informacionit sa vinte e intensifikohej, e hapi i radhës ishte krijimi i edicioneve informative.

Praktikisht veprimtaria publike e të gjitha institucioneve shtetërore tashmë do të përqendrohet në duart e kryeministrit. Ndryshe ku zëdhënësit të paktën formalisht emëroheshin nga eprori i institucionit, tashmë ata do të jenë në varësi të drejtorit të Agjencisë, i cili do të ketë kompetencë të drejtpërdrejtë të shkarkojë zëdhënësin. /A2cnn/

SHKARKO APP