Home Kosova Rusia lëshon ...

Rusia lëshon urdhërarreste për zyrtarë të Policisë së Kosovës, reagon Prishtina

70
0

Ditëve të fundit, është raportuar se Rusia ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për disa zyrtarë të njësive elite të Policisë së Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deklaroi për mediat vendase se janë informuar zyrtarisht për fletarrestin ndërkombëtar ndaj komandantit të njësisë speciale, Besart Ahmeti.

Ai tha se nga Rusia nuk pritet asgjë e mirë, por shtoi se kjo nuk është brengë e tij e as Ahmetit.

“Prej Rusisë nuk pritet asgjë mirë, Besarti është mirë… e dimë, e kemi informatën zyrtare por nuk është ajo brenga as e imja, as e Besartit”, deklaroi Sveçla para mediave.

Fletë-arrestet e Rusisë ndaj pjesëtareve të Policisë së Kosovës vijnë pak muaj pas ngjarjeve të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë dhe si kundërpërgjigje ndaj flet-arresteve ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i për kryekriminelin serb të veriut, Milan Radojçiç dhe disa pjesëmarrës të tjerë në sulmin terrorist në Banjskë.

Rusia ka kërkuar përmes këtyre fletëarresteve që këta zyrtarë policorë kosovarë të futen në listën e kërkimit të INTERPOL-it.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit