Home Kosova Sa raste të r...

Sa raste të reja me koronavirus u shënuan gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

9
0

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë publikuar të dhënat e fundit sa i përket ecurisë së CVOVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga virusi, ndërsa nga krahu tjetër janë regjistruar 8 persona të infektuar.

Vlen të përmendet se që prej fillimit të pandemisë në Kosovë, janë regjistruar 107.758 të infektuar. Për fat të keq, 2.258 të tjerë, nuk e kanë fituar betejën me virusin vrasës.

Njoftimi i plotë:
30 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.361 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 179.029 doza të vaksinës.

Deri më sot 41.573 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.648 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.333.

Në total numri i rasteve aktive është 167.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit