Home Aktualitet Sa shqiptarë ...

Sa shqiptarë jemi në vend? Të dhënat e Censit dalin më 28 qershor

26
0

Rezultatet kryesore të Censit të kryer përgjatë këtij vitit, do të publikohen më 28 qershor. Drejtoresha e Instat, Elsa Dhuli tha se institucioni që ajo drejton do të publikojë në tetor një platformë me të gjitha të dhënat e detajuara të mbledhura nga Censi deri në nivel bashkie.

Ajo konfirmoi edhe njëherë se hakerimi nuk preku të dhënat e mbledhura për Cens ndërsa në fund të muajit përfundon ndërhyrja në sistem për të eliminuar dëmet. Censi nisi në 18 shtator 2023 dhe duhet të përfundonte në 30 tetor.

Përgjatë këtyre javëve qytetarët janë pyetur në lidhje me familjen, punën, arsimin si dhe për fenë, gjuhën dhe etninë. Për të bërë regjistrimin e popullsisë dhe banesave në terren janë angazhuar më shumë se 5200 anketuesë. Censi kryhet një herë në 10 vjet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit