Salianji refuzoi kërkesën e Ballës, reagon Gogu: Ky komision i TIMS të mbyllë gojën, nisni hetimin

Mbledhja e komisionit hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, është përfshirë nga debati pasi kreu i këtij komisioni, deputeti i Rithemelimit Ervin Salianji refuzoi kërkesën e ministrit të Brendshëm Taulant Balla, që mbledhja gjatë dëshmisë së tij të zhvillohet me dyer të mbyllura.

“Mbledhjet e komisionit si rregull janë të hapura, përjashton publikon kur kanë të bëjnë fakte me jetën personale të dëshmitarëve, kur rrezikohet jeta, shëndeti dhe liria e dëshmitarëve, kur bëhen referenca për një sekret tregtar të klasifikuar dhe të dhëna që duhen mbajtur sekret për interes të shtetit. Nuk jemi në kushtet ku komisioni do të shqyrtojë ndonjë dokument të klasifikuar sekrete shtetëror, dokumente që i referohet ministri i Brendshëm që janë dokumentacione të përcjella dhe nuk ka asgjë që përbënë sekrete shtetëror”.

Nga ana tjetër, Toni Gogu nga Partia Socialiste kërkoi nga Salianji që të hedhë për votim kërkesën e ministrit Balla, siç e kërkon ligji. ”Ky komision të mbyllë gojën dhe të dëgjojë më mirë që të flasë me vendimin përfundimtar. Suksesi i këtij komisioni është rezultati dhe raporti hetimor nuk është sa herë del ky zotëria në televizior. Jam i indinjuar se po shkelet ligji në sytë tanë dhe ju doni ta anashkaloni. Urgjentisht mbyllni dyert dhe nisni hetimin”.

SHKARKO APP