Samiti i Ballkanit Perëndimor, Rama: Kemi vullnet për rimëkëmbjen ekonomike dhe plan për tregun e përbashkët

Kryeminisitri Edi Rama, pasi priti të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor që janë sot pjesë e samitit që mbahet në Tiranë, në fjalën e tij theksoi se ky samit është shenjë e vullnetit për të marrë autorësi rajonale për të zbatuar planin ekonomik dhe të një tregu të përbashkët rajonal.

“Pjesëmarrja juaj në këtë samit të gjashtëses së Ballkanit Perëndimor është shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësi rajonale të zbatimit të planit ekonomik edhe investimeve të BE për Ballkanin Perëndimor dhe tregut të përbashkët rajonal”.

Po ashtu i shprehu mirënjohjen komisionerit Oliver Varhelyi që nisi dhe promovoi këtë plan që do të ndihmojë në rimëkëmbjen ekonomike të Ballkanit pas pandemisë.

“I jam mirënjohës komisionerit që nisi dhe promovoi këtë plan të madh si instrument kyç që do të na ndihmojë të rimëkëmbemi ekonomikisht në një epokë post pandemike, të punojmë mbi rezistencën ekonomike, të shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme dhe të ndërtojmë mbi tranzicionin e gjelbër dhe digjital”.

SHKARKO APP