Home Aktualitet Samiti për Uk...

Samiti për Ukrainën, analisti Bushati: Mediat tona e shitën sikur jemi qendra e botës

247
0

Analisti Andi Bushati i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, foli për Samitin e zhvilluar në Tiranë për Ukrainën. Bushati tha se Samiti në vetëvete është pozitiv, por mediat shqiptare u sollën sikur vendi ynë është “qendra e botës”, ndëkohë që kontributi i të gjithë rajonit tonë në ndihmë të Ukrainës është minimal.

“Natyrisht nuk ka asgjë të keqe, madje ka të mirë, se po bëhen disa Samite dhe po i japin mundësi Tiranës të pastrojë edhe ajrin se ulët qarkullimi i makinave. Këto janë takime rutinë. Kam vërejtje dhe më duket e ekzagjëruar, jo takimi por pasqyrimi mbi takimin.

Po të shihje mediat në darkë, të dukej sikur jetonim në një vend që ishte kthyer qendra e botës. Ky takim është shumë i vogël. Të gjithë këto vende bashkë, në konfliktin e madh Rusi-Ukrainë, e kanë kontributin thuajse zero.

Në mediat tonë i bëhej jehonë sikur këtu jemi kthyer në qendrën e botës. Është absurd të mendosh që ajo që u bë, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe vendet e tjera, kontributi është liliput. Atje është një popull që po përdoret për mish për top”, tha Bushati.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit