Home Aktualitet Samiti për Uk...

Samiti për Ukrainën/ Mitsotakis nuk vjen në Tiranë

517
0

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis pritej që të ishte i pranishëm në Samitin për Ukrainën që po zhvillohet në Tiranë, por ai ka vendosur të mos jetë i pranishëm.

Mediat greke shkruajnë se Mitsotakis nuk do jetë për shkak të një pengese të madhe që lidhet me çështjen e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Bashkisë së Himarës.

Në vend të tij nuk do të jetë as kryediplomati Giorgos Gerapetritis. Përfaqësimi grek do të ekzistojë, siç shkruan “Tanea”, por i një niveli të ulët.

Gazeta shkruan se më 28 shkurt, në të njëjtën ditë me takimin ukrainas të organizuar nga Rama, në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) do të vazhdojë procesi penal i Belerit, me paraqitjen e pretencës nga pala mbrojtësve.

SPAK ka kërkuar dënimin me 2.5 vite burg për Belerin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit