Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, vjen sot në Tiranë. Takim kokë më kokë me kryeministrin Rama

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron viziton sot Tiranën.

Gjatë qëndrimit të tij, Cameron do të ketë takime ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Igli Hasani, kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj.

Tirana është bërë gati për të mirëpritur Cameron, me banderolën tek Universiteti i Politeknikut në të cilën shkruhet “Mirësevini Lord Cameron”. Gjithashtu bulevardi është mbushur me flamujt e Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

Partneriteti ynë me Shqipërinë po jep një rezultat si për njerëzit tanë, ashtu edhe për të luajtur një rol kyç në trajtimin e migracionit të paligjshëm. Mbërritjet e anijeve të vogla nga Shqipëria në Britaninë e Madhe ranë me mbi 90% në vitin 2023“, tha Cameron.

Fillimisht Cameron do të pritet nga homologu i tij, ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Rreth orës 12:00 është parashikuar një takim ‘kokë më kokë’ me kryeministrin Edi Rama, që do të pasohet me një konferencë për mediat. Në orën 14.30 Sekretari i Jashtëm britanik do të pritet nga Presidenti Bajram Begaj. Po ashtu Cameron do zhvillojë vizitë në një stacion policore, ndërsa do të njoftojë edhe hapjen e një qendre kulturore.

 

SHKARKO APP