Sensuale dhe stil të ri, Samanta publikon këngën e re “Mala X Cha Cha Cha”

Këngëtarja Samanta Karavella këtë të mërkurë ka publikuar projektin e ri muzikor, që këtë herë vjen shumë ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim nga artistja. “Mala X Cha Cha Cha” mban titullin kënga, e cila është afro pesëminutëshe e ndarë në dy pjesë. Artistja e njohur ka marrë vëmendje me paraqitjen skenike e provokuese në këtë klip, si asnjëherë më parë. Teksti është shkruar nga Muma, ndërsa ky i fundit së bashku me Karavellën është përkujdesur edhe për muzikën.

SHKARKO APP