Home ShowBiz Serbët masakr...

Serbët masakrojnë yllin e tyre: Pse dëgjon një shqiptare që është për “Shqipërinë e Madhe”

461
0

Ish- tenistja e famshme serbe, Ana Ivanoviç është përballur me kritika të shumta nga bashkëatdhetarët e saj. Shkak u bë një video që publikoi në rrjete sociale, me në sfond këngën “Levitating” të Dua Lipës. Ata kanë vërshuar në komente duke i kujtuar faktin se Dua mbështet Shqipërinë e Madhe.

“Pse Dua Lipa, ajo është një zgjedhje e keqe”; “Pse Dua Lipa, një person që i urren serbët dhe propagandon Shqipërinë e Madhe?”; “Pse Ana, për hir të Zotit?! Ti e shite shpirtin tënd”, janë disa nga komentet me të cilat është përballur ajo.

Kujtojmë që pak muaj më parë, Dua u përfshi në debatin e madh që u shkaktua për faktin se Apple e përfshinte Kosovën si pjesë të Serbisë. Asokohe u ndërmor një peticion, të cilin e firmosi dhe Dua, duke kërkuar përcaktimin e saktë të kufijve të Kosovës si një shtet i pavarur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit