“Serbia nxit përçaje”, Osmani: Duhet një traktat me Shqipërinë që të mbrohemi në rast rreziku

Këtë të hënë, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, nddhet në Kosovë, në kuadër të vizitës së parë zyrtare që pas marrjes së postit.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun nga Shqipëria, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndër të tjera tha se duhet nënshkuar me Shqipërinë traktati për të mbrojtur dy vendet në rast rreziku.

“Fakti që Shqipëria është në NATO, rajoni është më i sigurt. Një traktat për mbrojtje të ndërsjellë që të reagojmë për mbrojtjen e dy shteteve tonë, është në harmoni me praktikat ndërkombëtare, ndaj është koha që të bëjmë hapat e duhur në këtë drejtim. Presim që BE të jetë më i zëshëm karshi tendencave të prishjes së qetësisë, Serbia është agresioni dhe ajo nxit përçarje dhe presim sinjale të qarta të jepen nga BE“.

SHKARKO APP