Home Aktualitet “Sezoni...

“Sezoni i kanabisit”/ Zhvillohet operacion anti-drogë në Elbasan, në pranga 3 persona

8
0

Jemi në sezonin e kanabisit dhe një tjetër operacion-anti drogë është zhvilluar. Shenjestra ishte Elbasani, ku policia ka arritur të godasë tentativën për kultivimin e bimëve narkotike. Në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar 3 persona, të identifikuar si Mevlan Balla 32 vjeç, Dashamir Balla 39 vjeç dhe Federik Gaçi 47-vjeç, pasi tentuan të kultivonin kanabis në një zonë të pyllëzuar në fshatin Krrabë e Vogël. Po ashtu, në kërkim janë shpallur edhe dy të tjerë, I. B., 83 vjeç dhe L. B., 30 vjeç, banues në fshatin Krrabë e Vogël. Në banesën e këtij të fundit, policia ka gjetur 26 fishekë dhe fara kanabisi.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Sekuestrohen fara kanabisi, bimë narkotike kanabis dhe municion. Vihen në pranga 3 shtetas, shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, shërbimet e Policisë Elbasan kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit duke arrestuar në flagrancë shtetasit:

B., 32 vjeç, D. B., 39 vjeç, banues në Elbasan dhe F. G., 47 vjeç, banues në Krrabë e Madhe, Tiranë.
Si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

B., 30 vjeç dhe I. B., 83 vjeç, banues në fshatin Krrabë e Vogël. Arrestimi i këtyre shtetasve dhe shpallja në kërkim e bashkautorëve u bë pasi kanë tentuar për të kultivuar fidanë cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar në fshatin Krrabë e Vogël.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit I. B. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 26 fishekë dhe fara kanabisi. Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit