Home Aktualitet Sezoni ka nis...

Sezoni ka nisur, por “ndarja” e bregdetit ende s’ka përfunduar

31
0

“Punë ndarje shezlonësh. Sivjet ja kanë dhënë këtij zotërisë, dhe këtë vit i kam thonë do të presim sepse i kam në proces edhe unë. Ai ka marrë të vjetshmet”. Këto janë fjalët e babait të vëllezërve Gocaj që mbetën viktima të një konflikti për shezlongët në zonën e plazhit në Velipojë.

Agjencia Kombëtare e Bregdetit është institucioni përgjegjës për dhënien në përdorim të hapësirës së plazhit që ka një afat nga 1 deri në 5 vjet. Ky ligj parashikon që për hotelet dhe restorante që janë struktura të qëndrueshme të lidhin një kontratë 5-vjeçare.

Më të avantazhuara për të siguruar një leje për shfrytëzimin e zonës së plazhit janë subjektet që ofrojnë edhe strukturë akomoduese për pushuesit, por edhe restorantet apo baret me një kapacitet prej 20 tavolinash ose më shumë. Agjencia Kombëtare e bregdetit nis kontrollet për zbatimin e rregullave menjëherë pasi subjektet, pas miratimit për përdorimin e zonës së plazhit, lidhin kontratën me bashkinë dhe ku paguajnë tarifën që përcaktohet në ligj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit