Home Aktualitet Deputeti Shal...

Deputeti Shalsi: Erion Veliaj i kaloi pritshmëritë në transformimin e Tiranës

372
0

Nga Njësia 1 në kryeqytet, ku 100 të rinj u anëtarësuan në Partinë Socialiste, deputeti Eduard Shalsi vlerësoi punën e kryebashkiakut Erion Veliaj në krye të Tiranës.

“E kam theksuar, do ta theksoj pa kurrfarë hezitimi se Tirana është në duar shumë, shumë, shumë të sigurta. E thënë kjo nga një ish-nënkryetar bashkie, që e njeh mirë peshën, përgjegjësinë, sfidat, vështirësinë, këmbënguljen e jashtëzakonshme, pasionin që kërkon një punë e tillë, merr vlerë të dyfishtë.

Ndaj, Erion, ne të konsiderojmë jo thjesht një mik, por edhe si njeri që atë transformim që i filluam Tiranës 20 vite më parë e ke çuar më tej dhe ke kaluar edhe pritshmëritë tona. Lali Erit energjia, entuziazmi nuk i kanë rreshtur kurrë dhe sot në vitin e 9 të mandatit duket sikur është në ditën e 9-të të punës”, deklaroi Shalsi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit