Manchester United mbrëmjen e sotme ka pësuar një mbrëmje befasuese 1-2 ndaj Sheffield United. Kjo ishte disfata e katërt sezonale për skuadrën e Solskjaer për këtë sezon në Premier League.
Miqtë kaluan në avantazh që në minutën e 23-të me Bryan, i cili përftoi nga një gabim i mbrojtjes së United. Djajtë e Kuq do të barazonin me një gol të ngjashëm nga Maguire në minutën e 64-t.
Sheffield luan mjaft mirë, teksa në minutat e fundit do të përfitonte nga shpërqendrimi i mbrojtjes së ekipit të Solskjaer. Tuanzebe do të devijonte topin në portën e tij. United mbetet në vendin e dytë me 40 pikë, një më pak se City, por me një ndeshje më shumë të luajtur. /R.Lika-Koha Jone/
Discussion about this post