Home Aktualitet Shefi i Krime...

Shefi i Krimeve: Ndërtuan fabulën, rolet i kishin ndarë! Hygerta tha se kishte ëndrra…

878
0

Shefi i Krimeve të Rënda në Durrës, Elton Shahini ka treguar më shumë për vrasjen e Pëllumb Metës nga tre fëmijët e tij.

“Fillimisht Hygerta kishte një fabul shumë të bukur që e kishin bërë ndërmjet tyre, na çoi tek kasollja, ku tregonte se i kishte bërë të gjitha vetë. Të gjitha këto na lanë të dyshonim se s’mund ta bënte ajo. Familjarët e kishin ndarë rolet më parë. Esenciale ishte se këqyrëm banesën dhe tek divani gjetëm një predhë të armës së zjarrit. Fillimisht është gjetur vetëm predha, më pas janë marë mostrat e gjakut. Impresioni im është që jam habitur, dhe janë marë dy herë intervistimet e tyre.

Ata ishin të qetë, të gjithë. Menduam që këtu nuk kemi asgjë. Pas kësaj që u gjet motivi dhe viktima këta kanë pasur çiltërsi dhe qetësi, as pendim.

Nuk kisha parë asnjë rast të tillë. Nuk e mora të mirëqenë që ishte fejesa me shkuesi për vajzën. Nga deklarimet e tyre ata kanë pasur stres të vazhdueshëm gjatë kësaj kohe, dhunë fizike dhe psikologjike. Kemi të dhëna se ky person punonte tek tregu dhe ishte person i qetë, por në familje ushtronte dhunë.

Nga familjarët është deklaruar, nuk është konfirmuar ende, pasi s’ka pasur asnjë denoncim. Kur kishim vajzën dhe mamanë në zyrë, i thamë që pse s’jeni ankuar në polici. Nuk përgjigjeshin, kishin trysni të vazhdueshme nga viktima. Çështja është në hetim, por deri diku tabloja është e zbardhur, motivet deri diku ato që kemi janë të qarta.

Ky është një krim makabër që do të shqyrtohet gjatë, unë gjatë intervistimet që bëmë me vajzën, e pyesja, ishte studente e gjuhëve të huaja, që kur të mbarosh shkollën çfarë do të bësh. Se doja ta nxirrja që se kishte bërë ajo. I thash si mund ta bëje këtë gjë kur ke këto ëndrra, dhe më tha që kur është dhuna prishen ëndrrat”, tha shefi i Krimeve të Rënda në Durrës, Elton Shahini në “Top Story” në TCH.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit