Home Aktualitet Shehi për pen...

Shehi për pensionet: Të marrim borxh sikundër bëjmë për rrugët

145
0

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi gjatë fjalës së mbajtur në Këshillin Kombëtar të partisë, tha se sistemi i pensioneve është në krizë, ndërsa theksoi se e kemi detyrim që të marrim para borxh, ashtu sikundër kemi marrë borxh për rrugët.

”Çfarë presim ne që të vdesin pensionistët që kanë pensione 150 apo 200 mijë lekë që të shpëtojmë skemën e pensioneve? Jo, ne duhet të marrim para borxh, siç marrim për rrugët, duhet të marrim edhe për prindërit tanë, të rrisim pensionet, pasi të gjithë ne e dimë se me aq sa marrin sot pensionistët nuk mund të përballojnë jetesën.

E kuptoni se çfarë ndodh, dalin pensionistët dhe thotë më ka dalë pensioni 200 mijë lekë dhe ndjehen të gëzuar, ndërkohë që ne e dimë se sa ditë mund të shtyhet me këtë shumë, kur kemi një rritje të çmimeve dhe kostove të jetesës”, tha Shehi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit