Home Aktualitet Shembet muri ...

Shembet muri dhe e zë poshtë, ndërron jetë i moshuari në Delvinë

10
0

Një 70-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme  në Delvinë, pasi është dëmtuar rëndë nga shembja e një muri.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se i moshuari Janaq Çavo ka qenë duke punuar te një mur i vjetër në banesën e tij, kur ai është shembur, duke e dëmtuar rëndë.

Për pasojë, i moshuari ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës nga plagët e marra.

Delvinë/Informacion paraprak

Sot, në spitalin e Sarandës është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi J. Ç., rreth 70 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet se duke kryer nje riparim te një mur i vjetër në banesën e tij, në fshatin Fushe-Verri, është dëmtuar si pasojë e shëmbjes së murit.

Shtetasi J. Ç., si pasojë e demtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit