Pas dëmtimit ndaj Sassuolos në 10 janar kishin kaluar 87 ditë nga hera e fundit që Paulo Dybala kishte prekur fushën e lojës, por dje, pas vetëm 4 minutash, argjentinasi gjeti menjëherë rrugën e rrjetës me të majtën e tij magjike.
“Jam më shumë se i lumtur. Nuk di ta shpjegoj këtë ndjesi. Ishte një fitore madhështore dhe tani të vazhdojmë kështu. Të gjithë së bashku deri në fund Juve”, shkroi argjentinasi në rrjetet sociale.
Dybala dha një mesazh të fortë se dëshiron të mbetet te skuadra bardhezi, teksa tashmë mbetet të gjendet gjuha e përbashkët me drejtuesit e ekipit torinez.
Discussion about this post