Sherr në plazh, qëllohet me thikë 16-vjeçari në Sarandë

Një 16-vjeçar është plagosur me thikë këtë të premte në vendin e quajtur “Plazhi i ri” në Sarandë. I lënduari është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Autori, bashkëmoshatar i të plagosurit, është arrestuar.

“O.H., 16 vjeç, banues në Sarandë, në vendin e quajtur ‘Plazhi i ri’, në lagjen nr.3, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, e me pas ka plagosur me një mjet të mprehtë (thikë) bashkëmoshatarin e tij, shtetasin e mitur me iniciale B.A., 16 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

SHKARKO APP