Sherr pas ndeshjes te Pallati i Sportit, ndërhyn policia. Ja si nisi konlikti mes lojtarëve të Teuta-Partizani

Këtë të shtunë pasdite, një sherr masiv ka ndodhur në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës, gjatë ndeshjes U-16, Teuta-Partizani. Sherri ka nisur në përfundim të ndeshjes, ku në finale të kampionatit kishte kaluar skuadra e Teutës. ]

Gjatë shtrëngimit të duarve, një nga lojtarët e skuadrës së Partizanit ka sharë kundërshtarin e tij dhe në këtë moment ka nisur konflikti mes lojtarëve, ku më vonë në fushë janë futur edhe tifozët që ishin prezentë.

Ndaj edhe është dashur ndërhyrja e efektivëve të policisë, për të ndalur sherrin, ku gjithashtu shoqëruan në komisariat disa prej personave të përfshirë në konflikt.

SHKARKO APP