Home Aktualitet Shezlonge dhe...

Shezlonge dhe çadra pa leje, pogradecarët në rregull me ligjin

10
0

Kontrollet për pastrimin e rërës nga çadrat e vendosura pa leje, po zhvillohet edhe në Pogradec. Sipas Policisë së Shtetit, deri tani janë kontrolluar 24 subjekte dhe nuk është evidentuar asnjë shkelje. Bizneset në qytetin juglindor janë të pajisura me lejen përkatëse. Aksioni i policisë, Inspektoriatit të Territorit të kontrollit dhe zyrës së Tatimeve të Bashkisë Pogradec, do të vijojë në të gjithë vijën buzë liqenit.

Njoftimi i plotë

Në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pogradec nisi faza e dytë e operacionit për lirimin e hapësirave bregliqenore të zaptuara në mënyrë të kundraligjshme me shezlongë e çadra.

Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregliqenore në drejtim të zaptimit të hapsirave publike nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës janë shërbime të Komisariatit të Policisë Pogradec, Policia Bashkiake, Inspektoriati i Territorit të kontrollit dhe zyra e Tatimeve të Bashkisë Pogradec, prej mëngjesit të sotëm ka nisur kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Pogradec.

Deri tani janë kontrolluar 24 subjekte, të cilat ishin të pajisura me lejen përkatëse dhe nuk janë evidentuar shkelje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit