Home Aktualitet Shkarkimi i P...

Shkarkimi i Presidentit, Topi: Ky Kuvend nuk ka as kohën, e as legjitimitetin për të marrë iniciativa të tilla të dështuara

11
0

Deputetja Suzana Topi gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare, u shpreh se vota e saj është kundër këtij projektvendimi të dështuar për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës.

Topi theksoi se ky Kuvend ndodhet në periudhën tranzitore dhe nuk ka as kohën, as legjitimitetin për të marrë iniciativa të tilla.

Ndaj ajo iu drejtua kolegëve të saj Kuvendi duke i kujtuar se ata nuk mund ta bëjnë pis figurën e Presidentin, sepse ai ka ngritur zërin dhe mesazhet e tij janë  për mbrojtjen e votës së lirë, dhe në asnjë rast nuk ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin.

“Ju jeni dëshmitarë të një krimi elektoral i cili mori përmasa të mëdha në të gjithë vendin, duke cënuar rëndë demokracinë, votën e lirë në zgjedhjet e 25 Prillit. Është ky Kuvend që për të dytën herë në  dy vite, ka iniciuar hetimin parlamentar për Presidentin e Republikës, prandaj dhe kjo tentativë do rezultojë e dështuar, sepse Presidenti shkarkohet vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës, dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Ngritja e këtij Komisioni Hetimor është në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit. Ky Kuvend ndodhet në periudhën tranzitore dhe nuk ka as kohën, as legjitimitetin për të marrë iniciativa të tilla.

Ju nuk mund ta bëni pis figurën e Presidentin, sepse ai ka ngritur zërin dhe mesazhet e tij janë  për mbrojtjen e votës së lirë, dhe në asnjë rast nuk ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin. Ne nuk jemi një vend normal demokratik dhe në këto kushte, Presidenti i Republikës nuk mund të rrijë brenda kornizës së Presidentit. Në sjelljen e Presidentit ka vetëm ushtrim të kompetencave dhe detyrave, sipas Kushtetutës. Kjo është vetëm një tymnajë e ngritur për të hequr vëmendjen nga   përfundimi i proçesit zgjedhor, i cili edhe ketë herë ka dështuar, pasi marrja në kontroll e gjithë institucioneve, vënia e administratës publike nën presion, përdorimi i fondeve publike për të  bërë legalizime elektorale, punësime masive në dy muajt e fundit në bashkitê dhe institucionet shtetërore, përfshirja e krimit në politikë ku bandat lëviznin lirisht me lekë, karta identiteti dhe lista për të blerë vota, si dhe ngjarjet e rënda të ndodhura në Kavajë, Divjakë dhe duke kulmuar me ngjarjen tragjike në Elbasan, tregon se policia dhe prokuroria janë bërë palë.

Zgjedhjet e 25 Prillit  janë të parregullta dhe të trukuara, ato u manipuluan dhe u blenë me lekët e krimit dhe drogës, ato u ekzekutuan ende pa u hedhur në kuti, ato kanë rënë duke ndryshuar verdiktin popullor, prandaj hetimi i çdo parregullsie që ka cënuar proçesin dhe deformuar vullnetin e shprehur të qytetarëve kërkon një përgjegjësi dhe transparencë të plotë. I vetmi institucion i pa kapur nga partia-shtet është Presidenca, por ju siguroj se edhe këtë betejë me ju Presidenti i Republikës e ka të fituar! Vota ime është kundër këtij projektvendimi të dështuar për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës”, u shpreh deputetja Suzana Topi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit