Home Aktualitet Shkelën rregu...

Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, qindra të ndëshkuar gjatë një jave në Fier

52
0

Policia Rrugore ka proceduar penalisht 18 drejtues mjetesh, pasi lëviznin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 2108 shoferë, ku 762 prej tyre lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara, 171 persona për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 231 të tjerë nuk kishin vendosur rripin e sigurimit dhe janë vendosur 395 masa administrative për parakalime të gabuara.

82 leje drejtimi janë pezulluar për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara dhe 5 të tjerë për drejtim automjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Për drejtuesit e motomjeteve janë vendosur 45 masa administrative, pasi nuk kishin vendosur kaskë mbrojtëse.

Gjithashtu janë vendosur 455 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit