Shkëputja e ashensorit në Astir, ISHMT: Jo i regjistruar, nuk e kemi inspektuar

Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, thotë se shkëputja e ashensorit në një pallat në zonën e Astirit, nuk ka qenë i regjistruar në institucionet përkatëse dhe si pasojë nuk ka pasur asnjë inspektim nga ana e inspektorëve përkatës për të parë sigurinë e këtij ashensori. Në reagim thuhet edhe se punonjësit e ISHMT-së janë angazhuar maksimalisht në bashkëpunim dhe me strukturat e tjera ligjzbatuese për zbardhjen e kësaj çështje.

Reagimi i plotë

Lidhur me ngjarjen e ndodhur në pallatet me adrese në kompleksin Fratari, në zonën e Astir, Tiranë, sqarojmë se prane ISHMT nuk rezulton ky subjekt si i regjistruar.

Sipas Ligjit 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore’, i ndryshuar Personi Përgjegjës i produkt/instalimitnuk e ka bere regjistrimin e ashensorit pranë ISHMT.

Nga të dhenat e ISHMT për sa i përket raportimeve të Trupave të Autorizuara dhe të dhënave të tjera të siguruara nga ISHMT, rezulton se ashensori i cili ka pësuar “defekt teknik” duke shkaktuar aksident nuk ka qenë i inspektuar nga një Trupë e Autorizuar sic parashikon Ligji 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, i ndryshuar.

Në zbatim të legjislacionit për administrimin e ambjenteve të përbashkëta, banorët e pallatit duhet të zgjedhin një administrator dhe është detyra e administratorit të kontraktojë një Organ të Miratuar, i cili bën kontrollin fillestar të ashensorit dhe atë periodik, për të vlerësuar nëse ashensori është në përputhje me rregullat teknike për garantuar sigurinë e përdoruesve.

Strukturat e ISHMT ne momentin e marrjes se njoftimit janë angazhuar maksimalisht ne bashkepunim dhe me strukturat e tjera ligjzbatuese per zbardhjen e kesaj ceshtje.

SHKARKO APP