Home Aktualitet Shkodra arrin...

Shkodra arrin 50 mijë vaksinime anti-covid

7
0

Që nga nisja e procesit të vaksinimit anti-covid në Bashkitë e Shkodrës dhe Vaut të Dejës janë bërë rreth 50 mijë doza vaksinash dhe 20 mijë qytetarë i kanë marrë të dy dozat. Aktualisht në qendrat shëndetësore gjenden 3 lloje vaksinash, Pfizer, Sinovac dhe Sputnik.

“Kanë pasur efekte anësore të formave të lehta dhe të formave mesatare, për format e rënda nuk jemi në dijeni”,-tha Arben Xhabija, kryevaksinator. Punonjësit e sektorit të turizmit janë vendosur në listë prioritare për vaksinim, por një pjesë e tyre po refuzojnë.

Po ashtu në kuadër të sezonit turistik, në Velipojë, Rrjoll dhe Theth ato janë pajisur me medikamente dhe teste të shpejta për cdo rast që paraqitet.

“Testet janë shpërndarë në të gjitha këto qendra dhe do të shpërndahen edhe në qendra të tjera në bashkinë e Shkodrës dhe Vaut të Dejës. Të gjithë që ndjejnë shqetësime mund të afrohen në qendra shëndetësore verore dhe të marrë shërbimin e testit të shpejtë”,-tha Xheni Halili, drejtore e njësisë së kujdesit shëndetësor.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit