Home Aktualitet Shkodra i jep...

Shkodra i jep lamtumirën, kamarierët fushatë: “Bakshishi sot shkon për Musaenin”

7
0

Shkodra i dha sot lamtumirën 19 vjeçarit, Musaen Zeneli, një prej katër viktimave të luftës për plazhin mes dy bizneseve në Velipojë. Historia e të riut që u vra në ditën e tij të parë të punës ka ngjallur reagime të forta, ndikuar edhe nga vështirësitë ekonimike në të cilat ai ishte rritur dhe jetonte. Për tu ardhur në ndihmë, në Shkodër ka nisur një fushatë që sot të gjitha fitimet e kamarierëve të shkojnë për familjen e 20-vjeçarit.

Musaen Zeneli, vetëm 19 vjeç, viktima e pafajshme e luftës për plazhin mes dy bizneseve në Velipojë jetonte në këtë shtëpi modeste në lagjen Bahçallëk të Shkodrës.

Prej aty nëna që e rriti si jetim që 7 vjeç bashkë me të vëllanë e përcollën për në banesën e fundit, pasi plumbat ia morën në ditën e parë që ai nisi punën.

Familjarët, nuk pranuan të komentojnë për tragjedinë dhe kërkuan që lamtumirën t’ia japin vetëm, ashtu siç kanë qenë gjithmonë.

Endrra e Musaenit ishte të bëhej kuzhinier, por ajo mbeti vetëm e tillë.

Ai humbi jetën me vetëm 30 lek në xhep.

Historia e 19-vjeçarit që e veshi vetëm një ditë uniformën e bardhë i ka prekur të gjithë.

Ndikuar nga vështirësitë mes të cilave ishte rritur e jetonte, e kanë konsideruar si dëshmor i punës së ndershme në një vend ku ndershmëria po humb vlerën.

Për ti ardhur në ndihmë familjes, në Shkodër ka nisur një fushatë që të gjitha fitimet e kamarierëve të shkojnë për familjen e 19-vjeçarit, i cili mëngjesin e 26 qershorit u nis për të siguruar sado pak të ardhura për nënën, por për të mos u kthyer më. /Ora News

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit