Home Aktualitet Shkrirja e gj...

Shkrirja e gjykatave të Apelit, kryetarja e KLGJ-së: Nuk do të ketë më dështim të seancave

53
0

Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami në një konferencë për mediat sqaroi të gjithë procedurën si do të punohet me hartën e re, ndërsa u shpreh se janë marrë të gjitha masat që gjithçka të shkojë siç duhet.

KLGJ pavarësisht masave që mori me rritjen e kuotave për magjistratët e rinj, u pa e udhës që përveç këtyre masave duhej te merreshin masa edhe strukturore, pra harta e re gjyqësore. Ishte një tendencë që sot po shkojnë gjithë vendet e zhvilluara, rritjen e shërbimit të cilësisë që japin këto gjykata. Synojmë që të kemi gjykata më të mëdha, të profilizuara me gjyqatarë të mirë që do ndikojë te cilësia e vendimmarrjes që do ketë impakt tek publiku.

Nuk ishte procesi i lehtë, na mori 3 vjet. Nuk ishte diçka e thjeshtë, pasi përballeshim çdo ditë me prioritete. Nuk do ishte bërë nëse ne s’do kishim edhe mbështetjen e partnerëve tanë. Me gjithë kundërshtitë dhe dilemat arritëm ta miratonim se e kuptuam që ishim në një rrugë pa kthim. Sot është koncept shërbimesh, nuk mund të diskutim për shërbime nëse nuk flasim për kosto dhe optimizim të burimeve njerëzore”, tha Llagami.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit