Home Aktualitet Shkuan për ve...

Shkuan për verifikimin e personave me ndihmë ekonomike, 40-vjeçari kërcënon punonjësit e Task Forcës

23
0

Këtë të enjte, punonjësit e Task Forcës janë kërcënuar nga një person i armatosur në fshatin Buzaishtë të Pogradecit. Punonjësit shkuan në fshat për verifikimin e personave me ndihmë ekonomike, por janë përballur me një situatë aspak të zakontë. Spartak Çela u ka dalë përpara dhe i ka kërcënuar me armë.

Çela si fillim ka debatuar me shoferin e Task Forcës dhe më pas kanë ndërhyrë edhe persona të tjerë por fill pas konfliktit Çela ju ka kërkuar falje(duke u shprehur se i ka keqkuptuar dhe i mendonte persona të tjerë(polici) dhe është larguar në drejtim të paditur.

40-vjeçari Çela është një person i shpallur në kërkim për vrasje mbetur në tentativë prej dy vitesh. Ai ka plagosur shokun e tij në një lokal dy vite më parë dhe që prej atij momenti është shpallur në kërkim. Policia ndërkohë është vënë në ndjekje të tij pasi ai është arratisur për herë të dytë

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit