Home Aktualitet Shmanget trag...

Shmanget tragjedia në Japoni, dy avionët gati përplasen në pistë

61
0

Dy avionë pasagjerësh që i përkisnin Japan Airlines në Japoni, u përplasën në platformë, por fatmiresisht Pragu i katastrofës u shmang .

Mësohet se nga aksidenti nuk ka të lënduar.

Në deklaratën e bërë nga kompania ajrore, vihet re se fluturimi 503, me 328 pasagjerë dhe ekuipazh në bord, u përplas me një avion bosh, i cili ishte gati të hynte në platformë, nga pjesa e krahut, ndërsa dilte nga platforma në Tokyo Haneda.

Ndërsa askush nuk u lëndua në aksidentin që ndodhi rreth orës 07:30 me orën lokale, u deklarua se fluturimi 503, i planifikuar për në Aeroportin e Ri Chitose në shtetin Hokkaido, u anulua.

Mësohet se në aksident janë shkaktuar dëme materiale në dy avionët e tipit Airbus A350-900, ndërsa për ngjarjen ka nisur një hetim i detajuar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit