Shorti i Europa League/ Milani, Liverpooli dhe Leverkusen shmangin përballjet e forta

Në Nyon është hedhur shorti i 1/8-ve për 16 skuadrat më të mira të Europa League në këtë sezon. Milani mund të cilësohet me fat, pasi shorti e ka vendosur përballë Slavias së Pragës, duke shmangur një përballje të mundshme me Liverpoolin apo Leverkusenin.

Roma ndërkohë është shortuar me Brighton-in e De Zerbit, në një duel që premton spektakël. Liverpooli do të ketë dy duele me Spartën e Pragës, ndërkohë që Leverkuseni është shortuar ndaj Qarabag.

Marsejë-Villareal është një nga çiftet më të ndezura, ndërkohë që edhe Sporting-Atalanta, është një duel për t’u parë.

 

 

SHKARKO APP