Shpërthen në flakë makina në autostradë

Një makinë ka shpërthyer në flakë këtë të shtunë në autostradën Milot-Thumanë.

Burime bëjnë me dijes se në automjet kane qenë duke udhëtuar 3 anëtarë të së njëjtës familje.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbulimin e shkaqeve të djegies se makinës.

Policia e Lezhës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, në aksin rrugor  ‘Fushë Milot-Thumanë’, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, është përfshirë nga flakët automjeti me drejtues shtetasin A. A. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

SHKARKO APP