Home Aktualitet Shpërthim eks...

Shpërthim eksplozivi në Durrës, i vihet lëndë plasëse një biznesi

52
0

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Durrës, ku i është vendosur lëndë plasëse biznesit të qytetares J. Karaboja.

Bëhet me dije se nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa banorët e zonës janë shqetësuar nga zhurma.

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 7, Durrës, në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases J. K., ka shpërthyer një sasi e vogël, e dyshuar lënde plasëse. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon puna intensive nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit