Home Aktualitet Shpërthimi tr...

Shpërthimi tragjik në Lushnjë me dy vi*tima, ngrihen tre akuza. E para ndërtim i paligjshëm

255
0

Policia e Lushnjës ka referuar në Prokurorinë e Fierit dosjen për ngjarjen tragjike të së premtes, ku humbën jetën dy persona, babë e bir, Roland dhe Elidion Hoxha, 51 dhe 23 vjeç, dhe 7 të tjerë u plagosen, në mesin e tyre deputetit i PS-së Bujar Çela.

Janë ngritur zyrtarisht tre akuza, ndërtim i paligjshëm pasi objekti ka devijuar nga leja, shkatërrim prone nga pakujdesia dhe shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Në momentin kur ka ndodhur shpërthimi vinçi dyshohet se ka qenë duke ngritur bombola me oksigjen të cilat po përdoreshin për saldim.

Si pasojë e shpërthimit humbën jetën dy persona, Roland Hoxha dhe djali i tij Elidon Hoxha. Roland Hoxha 55-vjeç alias Landi Verçani (ka ndërruar identitetin për shkak të dokumentacionit), humbi jetën në vendngjarje, ndërsa djali i tij Elidoni ka ndërruar jetë ndërsa po transportohej drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

I plagosur ka mbetur edhe deputeti Bujar Çela, i cili i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, por sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit