Home Aktualitet Shqipëri-Fran...

Shqipëri-Francë marrëveshje bashkëpunimi në ekonomi, kulturë dhe inovacion

38
0

Shqipëria dhe Franca nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, kulturës dhe inovacionit. Marrëveshjet u nënshkrua në Francë, nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Në praninë e Kryeministrit Rama dhe Presidentit Macron u nënshkruan marrëveshje ndërqeveritare bashkëpunimi mes vendeve, përkatësisht:

–Marrëveshje Ndërqeveritare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Francës mbi Kontributin në Zbatimin e Projekteve Prioritare në Shqipëri. Marrëveshja u nënshkrua nga nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja dhe ministri i Deleguar për Europën, Jean-Noël.

–Marrëveshje e Huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për financimin e projektit “Një Hua për Politikat Publike për të mbështetur Aftësinë Përtëritëse dhe Zhvillimin e Gjelbër të Shqipërisë”. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja dhe zv/drejtorja e përgjithshme e Agjencisë Franceze të Zhvillimit (AFD), znj. Marie-Hélene Loison.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit