Shqipëria digjet, kurse Italia përmbytet!
Aktualitet Politikë E Mërkurë, 28 Korrik 2021 10:18
Në Shqipëri dielli po djeg, kurse në një rajon të Italisë moti i keq me shira të rrëmbyer ka bërë namin. Stuhia ka përfshirë veriun e Italisë gjatë së martës duke shkaktuar rrëshqitje toke dhe përmbytje. Situata ka qenë më e rëndë në qytetin e Komos ku disa rrugë u kthyen në lumenj.