Home Aktualitet Shqipëria nga...

Shqipëria nga tregtia me Kosovën fiton 164 mln euro, humbet 134 mln euro me Serbinë

28
0

Nisur nga debati për ”Open Balkan”, sipas një raporti të INSTAT, Shqipëria realizon rreth 10% të shkëmbimeve tregtare me rajonin dhe partner kryesor ka Kosovën me 220 milionë euro eksporte në vit.

Referuar të dhënave nga Kosova kemi një bilanc pozitiv me 164 milionë euro më shumë, kurse nga Serbia marrim më shumë mall dhe bilanci është negativ me 134 milionë euro më pak.

Raportet e afërta dhe një sërë marrëveshjesh mes qeverive Shqipëri-Kosovë kanë sjellë avantazhe ekonomike që pasqyrohen edhe në shifra me materialet e ndërtimit, metalet, lëndët djegëse e ushqime që shkëmbejmë. Nga ana tjetër, Serbia sjell në Shqipëri ushqime, pije duhan, minerale, materiale ndërtimi e metale.

Pakti i ”Mini-Shengenit” me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë pritet të sjellë ndryshime në hartën e import-eksporteve, duke krijuar disavantazhe për Kosovën e cila nuk pranon të bëhet palë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit