Sh*rri në xhaminë “Dine Hoxha”, Arapi: Myftiu pjesë e FETO-s, i akuzuar për manipulim zgjedhjesh në KMSH

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe besimtari Floriar Arapi, flet për incidentin në xhaminë “Dine Hoxha”, ku myftiu i Tiranës, Lauren Luli u pengua prej tij të fliste në ambientet e këtij objekti kulti. Për të myftiu Luli është pjesë aktive e organizatës FETO dhe është akuzuar për manipulimin e zgjedhjeve për drejtuesit e Komitetit Mysliman Shqiptar.

“Debati është publik me myftiun e Tiranës. Myftiu i Tiranës është njeriu organizativ i FETO. Është akuzuar për manipulimin e zgjedhjeve në KMSH. Në një xhami në institut është larguar me shpejtësi pasi është përplasur fizikisht. Lëvizja Gulen ka një numër të vogël te besimtarët shqiptarë dhe janë të padukshëm.

Mirëpo kur vjen në kapjen e KMSH ata janë infiltruar dhe janë shumica e myftive dhe anëtarëve të këshillit. Është e kapur dhe besimtarët janë të irrituar, pasi nuk janë përfaqësues të tyre. FETO, i infiltruar në shumë institucione dhe ka një ndikim të jashtëzakonshëm. Është një rrezik permanent”, tha Floriar Arapi.

SHKARKO APP