Home Aktualitet Shtrëngata dh...

Shtrëngata dhe reshje shiu, vendi përfshihet nga moti keq

44
0

Këtë fundjavë pritet një shpërthim i të ftohtit nga Arktiku drejt Evropës Lindore qendrore dhe juglindore.

Ndërkohë Instituti i Gjeoshkencës ka njoftuar se dhe Shqipëria do të përfshihet në fundjavë nga moti i keq. Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë.

Në qarqet Dibër, Elbasan, Berat dhe Vlorë priten reshje shiu me intensitet mesatar deri në intensive në disa zona.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -2-8 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 9-11 gradë në veri dhe në zonat e ulëta dhe pranë bregdetit 14-16°C.

Era do të jete me drejtim veri – perëndim me shpejtësi 10-20 m/sek dhe dallgëzim të forcës 5 ballë në det të hapur.

Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit