Si mund të bashkohet Basha me Rithemelimin? Baçi: Demokratët do e pranojnë nëse…

Ka gjasa për bashkim mes Rithemelimit dhe Bashës? Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Luan Baçi tha se një gjë e tillë bëhet e mundur vetëm nëse Basha tregon se është shkëputur nga Rama. Sipas tij, Basha duhet të reflektojë njësoj si Gazment Bardhi i cili iu bashkua së fundmi Rithemelimit.

“Basha është bashkë me Ramën, nuk mund ta marrim Ramën ta kem këtu. Po dha prova që është shkëputur nga Rama besoj se demokratët do e pranojnë.

Zotin Bardhi e kam vlerësuar pasi e tha në mënyrë të sinqertë se kishte 2 vite që ishte përpjekur të kishte një formatim ndryshe por tani njeh kryetarin e PD. Edhe Basha po ta bëjë një gjë të tillë… por personalisht mua nuk më pëlqen, është si Rama”.

SHKARKO APP