Sinoptikania: Kjo do të jetë java më përvëluese e të gjithë verës

Sinoptikania Lajda Porja shprehet se java që sapo kemi nisur do të jetë më e nxhehta e të gjithë verës, me temperatura që do të shkojnë mbi 43 gradë celcius.

Në një prononcim për News 24, sinoptikania Porja tha se vlerat më ekstreme të temperaturave të larta do të ndihen në qytetet: Elbasan, Berat dhe Gjirokastër të mërkurën dhe të enjten.

Temperaturat do të shënojnë vlerën e 40 gradëve në pjesën më të madhe të vendit, duke nisur nga dita e nesërme dhe piku i temperaturave ekstreme do të regjistrohen të mërkurën dhe të enjten, ku në zona të caktuara temperaturat do të shkojnë deri në 43 gradë Celsius.

Sikundër e kemi theksuar, korriku ka shënuar ditë shumë të nxehta. Kemi kaluar vetëm disa ditë të freskëta gjatë javës, ndërsa në fundjavë janë rritur, duke kulmuar sot me 38 gradë Celsius.

Gjatë natës vjen një valë i nxehti nga zemra e Afrikës. Kjo valë do të qëndrojë më e gjatë dhe ka gjasa të jetë java më e nxehtë e verës. Ultësira Perëndimore do të shënojë vlera me 40 gradë, duke kulmuar të mërkurën dhe me enjten që mund të ketë temperature deri në 43 gradë. Do të ketë dhe kalim të temperaturës historike. 43.8 gradë. Kemi një zbritje të lehtë të premten dhe në fundjavë.

Ky korrik do të cilësohet si nga më të nxehtit. Vala e të nxehtit afrikan do të ndihet në orën 15:00-16:00. Temperaturat më të larta do të regjistrohen në Elbasan, Tiranë dhe Gjirokastër. Më freskët do të jetë Librazhdi deri në Devoll ku termometri do të jetë 36 gradë. Na pret një javë i nxehtë”, tha Porja.

SHKARKO APP