Home Aktualitet Situata në ve...

Situata në veri të Kosovës, Von der Leyen: Me rëndësi që gjërat të mos përshkallëzohen

73
0

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen gjatë vizitës të saj në Shkup, ka komentuar situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë. Von Der Leyen u ka kërkuar të dy palëve që të mos përshkallëzojnë krizën dhe të ulen në tryezën e bisedimeve. Ajo ka thënë se Bashkimi Evropian ka një histori të gjatë duke ndërtuar dialog dhe bashkëpunim të ngushtë ekonomik.

”Unë jam e shqetësuar për krizën aktuale midis Serbisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme tani që gjërat të mos përshkallëzohen dhe palët të ulen në tryezën e negociatave. BE ka një histori të gjatë dhe është ndërtuar mbi dialog dhe bashkëpunim të ngushtë ekonomik.

Kur filluam 70 vjet më parë dhe pas një pjese të tmerrshme të historisë sonë në Luftën e Dytë Botërore, duhej shumë dialog dhe bashkëpunim që plagët të shëroheshin për të ndërtuar miqësinë dhe bazuar në besimin erdhi pajtimi. Nevojitet një tryezë negociatash ku të flasim për probleme”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit