Situatë shqetësuese nga flakët në Dukat të Ri. Afër vatrave ka banesa, ushtria zbret në terren

Situata e zjarreve në Vlorë vijon të jetë problematike dhe shumë e rrezikshme për banorët e fshatit Dukat i Ri, të cilët kanë banesat e tyre afër vatrave të zjarreve.

Gjatë natës punonjës të zonave të mbrojtura kanë qëndruar në malin e Karaburunit për të mbajtur nën kontroll zjarret.

Mëngjesin e sotëm ushtria ka ‘zbarkuar’ në Dukat të Ri për t’u ardhur në ndihmë FA dhe zjarrfikësve, të cilët janë në luftë me flakët prej shumë ditësh.

Banorët e zonës kanë qene ne gatishmëri, ndërkohë që zjarri i ndihmuar dhe nga era që fryn nga veriu po i drejtohet Llogorasë dhe po e bën edhe më të vështirë situatën.

Në fshat ka mbërritur edhe kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, i cili ka kërkuar që të gjitha forcat si ato të ushtrisë edhe ato vullnetare të bëjnë një kordon, të hapin një kanal, që nuk do të lejojë depërtimin e zjarrit më tej.

SHKARKO APP