Sizmiologu Rrapo Ormeni reagon për tërmetin me epiqendër në Klos

Tirana është goditur pasditen e sotme nga një tërmet me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter, me epiqendër 6 km në Jug të Klosit në orën 16:04. Në një lidhje direkte për “News 24” sizmiologu  Rrapo Ormeni tha se zona e Klosit është një zonë që njihet për tërmete të kësaj magnitude që nuk shkaktojnë dëme. Ai e ka konsideruar vetëm një koeçidencë datën dhe orën e njëjtë me tërmetin e 2 viteve më parë.

“Zona që ka rënë tërmeti është njohur për tërmete të kësaj magnitude. Në tërësi në këtë zonë bien tërmete të vegjël që nuk shkaktojnë dëme. Tërmete të kësaj magnitude bien në këtë zonë. Nuk ka lidhje me tërmetin e dy viteve më parë epiqendra e të cilit ishte në Durrës. Nuk kanë lidhje pavarësisht koeçidencës në datë dhe orë. Në Klos bien vetëm tërmete të këtij niveli magnitude.

Nuk ka riaktivizim të aktivitetit sizmik në këtë zonë.

Ndërkohë bashkia e Dibrës ka ngritur shtabin e emergjecës për dëmet e mundshme që mund të ketë shkaktuar kjo lëkundje.

 

SHKARKO APP