Çmimet e naftës kanë rënë sot pas 3 ditëve ngritjeje. Kërkesa ka pësuar rënie si rrjedhojë e ndalimeve të lëvizjeve e shtetrrethimeve. WTI (West Texas Intermediate) e Papërpunuar ka rënë me 3.43% momentalisht nga dje e shënon çmimin USD 23.65 për fuçi. Ndërsa Brent e Papërpunuar ka rënë me 0.57 % nga dje dhe shënon çmimin USD 29.83 për fuçi. Si WTI ashtu edhe Brent përdoren si tregues kryesorë mbi çmimin e naftës në botë.
Ndërkohë furnizimi i naftës vazhdon të mos ndërpritet si pasojë e mosdakortësimit midis OPEC dhe prodhuesve të tjerë të mëdhenj rusë. Kjo sigurisht që ka dhënë efekt në këtë rënie të çmimeve.
Ndërkohë kjo ulje e naftës në botë është reflektuar dhe në tregjet shqiptare.
Discussion about this post